ASS · SRT · VTT

Mjete inteligjente për titra

Përkthe me AI dhe ndrysho emrat në titrat e tu (ASS, SRT, VTT) – shpejt, privat dhe pa regjistrim.

Çfarë është TitraTools?

TitraTools është një platformë praktike për njerëzit që punojnë me titra, përkthime dhe përmbajtje shumëgjuhëshe. Qëllimi është të kesh vegla të shpejta, të thjeshta dhe të sakta për punë që zakonisht marrin shumë kohë manuale.

Skedarë titrash që organizohen dhe dalin në listë të pastër në TitraTools

Për titra reale

Punon me formate të njohura si ASS, SRT dhe VTT, duke ruajtur strukturën sa më pastër.

AI me kontroll

Veglat përdorin modele AI, por të japin mundësi të vendosësh rregulla, gjuhë dhe mënyrën si do rezultatin.

Veglat lidhen bashkë

Përkthyesi, ndryshuesi i emrave dhe kreditet punojnë në të njëjtën rrjedhë, që të kalosh nga skedari te rezultati pa humbur kohë.

Veglat që mund të përdorësh tani

Këto janë pjesët aktive të TitraTools: përkthimi i titrave, ndryshimi i emrave në titra dhe sistemi i krediteve për përdorimin e modeleve AI.

Përkthyes Titrash

Përkthe automatikisht titra në çdo gjuhë duke përdorur Deepseek, Google Translate ose OpenAI. Ruan stilet ASS, shton titull informues 5 sekonda.

  • Mbështet ASS, SRT, VTT
  • Ndarje automatike në grupe për titra të gjatë
  • API key personal, nuk ruhet
  • Rregulla përkthimi të personalizuara
Përdor përkthyesin → Mëso më shumë

Ndrysho Emrat në Titra

Identifiko dhe ndrysho të gjithë emrat e personazheve në titrat e tu – edhe kur janë në mes të fjalive, në çdo gjuhë.

  • Zbulim i emrave me AI ose manual
  • Funksionon kudo në tekst (jo vetëm në fillim)
  • Shkarko me emra të rinj ose listën e emrave
  • Ruaj strukturën origjinale të titrave
Ndrysho emrat → Mëso më shumë
Së shpejti

Krijim Titrash

Krijo titra nga audio ose video, pastro tekstin dhe redukto punën manuale për materialet që nuk kanë titra.

  • Ngarkim audio ose video
  • Gjenerim automatik i titrave
  • Korrigjim dhe pastrim i tekstit
  • Eksport për formate titrash
Do të vijë së shpejti

Bli Kredita për AI

Përkthe titrat e tu me kreditat më të lira në treg. Paguaj me kartë shpejt dhe sigurt përmes Stripe.

  • Nga 0.001€ për 1,000 fjalë
  • Pagesat menaxhohen nga Stripe
  • Kuponat vlejnë deri në 60 ditë
  • Sasi kreditesh me zgjedhje
Shiko Çmimet → Mëso më shumë

Çfarë do të vijë në të ardhmen?

TitraTools do të zgjerohet përtej përkthimit të titrave. Plani është që platforma të bëhet një qendër veglash për titra, dokumente dhe përmbajtje të gjatë.

Në zhvillim

Krijimi i titrave

Ngarko video ose audio dhe krijo titra SRT automatikisht, me sinkronizim, korrigjim dhe përkthim kur duhet.

Në plan

Përkthimi i dokumenteve

Përkthe dokumente duke ruajtur strukturën, titujt dhe kuptimin, pa e kthyer çdo tekst në punë manuale.

Në plan

Përkthimi i librave

Vegël për përkthime më të gjata, me ndarje kapitujsh, terminologji të qëndrueshme dhe kontroll më të mirë të stilit.

Udhëzues i shpejtë

Si funksionon për çdo vegël?

Çdo vegël ka rrjedhën e vet të qartë: ngarko materialin, zgjidh mënyrën e punës, kontrollo rezultatin dhe shkarko skedarin final.

TR

Për titra shumëgjuhëshe

Përkthyesi i titrave

  1. 1

    Ngarko skedarin ASS, SRT ose VTT.

  2. 2

    Zgjidh ofruesin, modelin, gjuhën dhe rregullat e përkthimit.

  3. 3

    Shiko koston e përafërt kur përdor kuponin, pastaj nis përkthimin.

  4. 4

    Kontrollo historikun, kreditë e mbetura dhe shkarko titrat e përkthyer.

Përdor përkthyesin →
NE

Për emrat në skenar

Ndryshuesi i emrave

  1. 1

    Ngarko titrat ku dëshiron të gjesh emra personazhesh.

  2. 2

    Përdor analizën klasike ose IA për të nxjerrë emrat.

  3. 3

    Vendos emrat e rinj dhe rishiko zëvendësimet para shkarkimit.

  4. 4

    Shkarko titrat e korrigjuar ose listën TXT të emrave.

Ndrysho emrat →
KR

Për përdorim me kupon

Kreditet dhe kuponi

  1. 1

    Zgjidh paketën ose shumën e personalizuar të krediteve.

  2. 2

    Paguaj përmes Stripe dhe merr kodin e kuponit.

  3. 3

    Vendos kuponin te përkthyesi për të aktivizuar balancën.

  4. 4

    Pas çdo kërkese zbriten kreditë reale sipas përdorimit të IA-së.

Shiko Çmimet →